Sport

Mirel Josa me deklaratë befasuese pas fitore ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 20 April 2019

Prishtina ka arritur ti marrë pikët e plota në udhëtimin e vështirë në Gjilan, duke e mposhtur Gjilanin krejt në fund të takimit më golin e shënuar nga Mergim Pefqeli në minutën e 90’, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i bardhekaltërve, Mirel Josa deklaroi:

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë duke parë ndeshjet e mira që ka bërë Gjilani në ndeshjet e fundit, pavarësisht mungesave që kishte. Këmbëngulëm, madje duke humbur edhe disa herë ekuilibrat. Kur rrezikon dihet se humbet disa ekuilibra, por ky rrezikim solli deri te fitorja”, deklaroi Josa për ‘Super Sport Kosova’.

-Advertisement-

Josa komentoi gjithashtu edhe fitoret e fundit të arritura të ekipit të tij, teksa theksoi se rëndësi në fund kanë vetëm pikët.

“Fitorja është fitore, pa marrë parasysh në cilën minutë ajo arrihet, pasi jo të gjitha ndeshjet mund ti fitosh në pjesën e parë. Ndeshja luhet 90 minuta dhe futbollistët treguan këmbëngulësi për ta fituar ndeshjen. Gjilani na vështirësoi punët me mbylljen e zonave dhe ruajtjen e ekuilibrave, madje u mundua të na befasojë, por që ne bëmë mirë këtë detyrë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, sikurse edhe ajo me KEK-un që u fitua me vështirësi, por në fund kanë vlerë vetëm pikët, pasi ato na ndihmojnë të arrijmë objektivin që ne kemi (titullin kampion)”, mbylli tekniku i Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera