Sport

Mirel Josa flet para sfidës ndaj Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 17 April 2018

Nesër (e merkurë) zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, shkruan infokusi.

Skuadra e Prishtinës udhëton në Vushtrri në një përballje aspak të lehtë edhe përkundër rezultatit pozitiv që ka nga ndeshja e parë.

Kryeqytetasit kishin fituar duelin e parë 1:0, ndërsa në duelin tjetër Drenica dhe Vëllaznimi ishin ndarë baras, 1:1.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Prishtina udhëton te rivalët me një gol epërsi

Trajneri i Prishtinës Mirel Josa ka deklaruar se skuadra e tij duhet të shënoj nëse dëshiron të kualifikohet.

“Ndeshje e vështirë. Nivelet, diferencat janë shumë të vogla. Duhet të shohim mënyrën se si do të menaxhojmë takimin. Ne do të shkojmë se s’bënë pa shënuar atje. Kështu që fushë e nxehtë Vushtrria, është shumë mirë që është fushë e nxehtë, sepse fundi i fundit përkrahin skuadrën e tyre, por ne do të shkojmë për t’u kualifikuar”, ka thënë Josa. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera