Lajme

Miratohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 19 Shtator 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.

Haxhiu tha se ky udhëzues jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione.

“Ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme”.

-Advertisement-

“Ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues”, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

E para e Drejtësisë tha se miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy