Miratohet teksti i draft-ligjit për amnisti për 27 prillin, s’ka falje për dhunuesit dhe porositësit e dhunës
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 12 December 2018
Nëngrupi për pajtim në Kuvendin e Maqedonisë miratoi sot tekstin e draft-ligjit për amnistinë e 27 prillit. Me dispozitat e këtij propozimi nuk parashihet që të amnistohen veprat: dhunë, organizim i dhunës dhe tentim vrasjeje.
Nëngrupi për pajtim vlerëson se që tani nuk mund të parashikohet se kush do të amnistohet e kush do të ndiqet penalisht. Anëtarët e nëngrupit nuk shpjegojnë nëse do të ketë heqje të akuzës për “cenim terrorist të rendit kushtetues” dhe rikualifikim të saj.
Megjithatë, deputeti Zekir Ramçilloviq shtoi se gjykimi për 27 prillin mund të vazhdojë për veprën penale “bashkim për veprimtari armiqësore”.
“Janë gjetur formulime juridike duke u bazuar në akuzën aktuale por në nene tjera si “bashkim për veprimtari armiqësore” që të mundet procesi të vazhdojë më tej. Janë përcaktuar qartë veprat penale për të cilat nuk vlen amnistia si: dhuna, dhuna fizike, organizimi, vrasja, tentim vrasja. Pra këto vepra nuk do të amnistohen” tha Ramçilloviqi.
Ai, siç raporton Alsati, nuk shpjegoi se si në draftin e hartuar nga grupi të cilin e udhëheq është paraparë të amnistohen deputetët që hapën dyert e Kuvendit.
Deri më tani, akti i tyre ka qenë pengesa më e madhe për hartimin e amnistisë për 27 prillin, pasi që ata vlerësohen si ura lidhëse mes organizatorëve dhe dhunuesve. Vepra “bashkim për veprimtari armiqësore” përfshin edhe 12 vepra të tjera të cilat sipas Kodit Penal parashikojnë dënime me burg nga 4 vite e sipër.
Neni 324 – Bashkim për veprimtari armiqësore
“Ai që bën komplot, grup-grupe apo shoqata të tjera të personave apo edhe organizata për kryerjen e veprave penale: tradhti, okupim, cenim të territorit të përcaktuar, cenim të pavarësisë, vrasje të përfaqësuesve shtetëror, rrëmbim të përfaqësuesve, dhunë ndajë përfaqësuesve, terrorizëm, diversion, sabotim, pengesë në luftën kundër armiqve dhe shërbim në luftë armiqësore, dënohet të paktën me 4 vite burg”.
Me draft-ligjin për amnisti, të akuzuarve do t’u mundësohet që të prononcohen nëse pranojnë amnisti apo duan ta vazhdojnë procedurën gjyqësore.
Draftin, të cilin sot e miratoi nëngrupi për pajtim, të enjten do ta shqyrtojë Trupi ndërpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim. Në rast se nuk dalin dilema të reja, drafti do të dorëzohet në procedurë parlamentare.
Miratimi i Ligjit për amnistinë e 27 prillit kushtëzon miratimin e ndryshimeve kushtetuese./Alsat/
Të tjera
-
Humb jetën tragjikisht në vend të punës kosovari në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur j...
-
E quan ish anëtare të partisë, Manxhuka i reagon Von Cramon për akuzat se po kufizojnë lirinë e shprehjes
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Raportueses ...
-
“Vajzat e gratë në hapësirat e UP-së nuk janë të sigurta”, vendosen jastëk para Rektoratit të UP’së
Organizata “QIKA” ka vendosur disa jastëk para Rektoratit të Universitetit të...
-
Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Qeveria Kurti s’ka ministra të korruptuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një...
-
Ish-kancelari gjerman ofrohet si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi: Ja sesi mund ta bind Putin-in
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dh...
-
Vra*ja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet edhe njëri prej të plagos*rve që po trajtohej në QKUK
Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites ...
-
Përfaqësues të biznesit amerikan takohen me presidentin kinez
Presidenti kinez Xi Jinping u takua me përfaqësues të qarqeve amerikane të bi...
-
Ish-policit në Zubin Potok i konfiskohet ar*ma dhe disa pjesë të uniformës
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zubin Potok, ish-pjesëtar i...
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...