Lajme

Miratohet propozimi për riregjistrimin e targave ilegale në RKS

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 28 October 2022

Në mbledhjen e 103 Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për riregjistrimin e targave ilegale KM, SRB në targa legale RKS.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor.

Ky vendimi qeverisë vije pas presionit të ndërkombëtareve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin targave.

-Advertisement-

Ato janë targa ilegale. Qeveria ka obliguar qytetarët t’i kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me organet e sigurisë. Kemi ardhur në përfundim të sjellim propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill s’mund të ketë sepse s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra me këtë rast me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e t’u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera