Lajme

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 20 July 2022

Qeveria sot e ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron siguron zbatimin e kontrollit civil dhe demokratik nga Ministri i Mbrojtjes në FSK.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se miratimi i këtij projektligji e dërgon Kosovën më afër standardeve të NATO-s.

-Advertisement-

“Për krijim e bazës ligjore dhe zbatimin e plotë civil nga ministri i Mbrojtjes në FSK. Kosova është përcaktuar të bëhet pjesë e NATO-s, ky akt normatik do të jetë në funksion të përafërt me standardet e NATO-s”, ka thënë Mehaj, njofton KlanKosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera