Lajme

Miratohet projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 08 October 2018

Komisioni parlamentar për Arsim sot ka shqyrtuar në parim Projektligjin nr.06/L-093 për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Deputetët duke vlerësuar lart dhe mjaft të domosdoshëm projektligjin në fjalë kanë thënë se kategoria e luftëtarëve të UÇK0së është pothuajse e shenjtë dhe duhet bërë një ligj adekuat për ta.

Driton Çaushi tha se rasti i listave të veteranëve shpërfaq më së miri gjendjen ose kategorinë e ushtarëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Deputeti Shemsi Syla ka thënë se këtij projektligji i mungon shumëçka, sepse ligji nuk parasheh sanksione.

Ndërsa Valentina Bunjaku Rexhepi deputete e LDK-së është interesuar të dijë nëse në ligj është e përfshirë edhe FARK-u.

Iniciues i këtij projektligji Fadil Beka ka thënë se me anë të këtij projektligji nuk mbrohen individët por UÇK-ja dhe tha se modeli i ligjit është kroat.

Komisioni unanimisht ka proceduar projektligjin për leximin e parë në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera