Miratohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Autori: Gazeta inFokus
14:08 | 22 September 2022
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka paraqitur para Komisionit Parlamentar për Arsim, Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, me ç’rast ka theksuar se në procesin e hartimit të projektligjit janë përfshirë të gjithë akterët relevantë të fushës së edukimit për fëmijët e moshës 0-6 vjeç.
Ministrja ka thënë se me këtë projektligj po përmirësojmë bazën e zhvillimit të fëmijëve, ndërsa ka theksuar se ky Projektligj rregullon të gjitha format e ofrimit të shërbimeve të edukimit për më të vegjlit tanë.
“Duke elaboruar Projektligjin, ministrja Nagavci ka theksuar se në reflektim të synimit qeveritar që të rrisim përfshirjen e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme, Projektligji parasheh forma të ndryshme të organizimit të shërbimeve. Përveç institucioneve parashkollore publike, atyre private, dhe institucioneve parashkollore në partneritet publiko-privat, janë përfshirë edhe forma të reja alternative të organizimit siç janë: institucionet parashkollore brenda institucioneve qendrore, lokale apo korporatave të ndryshme, institucionet me bazë në komunitet dhe forma të tjera alternative që organizohen në bashkëpunim me komunën. Ndër risitë tjera që sjellë Projektligji, është përcaktimi që edukimi parafillor (mosha 5-6 vjeçare) që aktualisht funksionon në kuadër të shkollave fillore dhe institucionet parashkollore, të bëhet i obligueshëm nga viti shkollor 2023-2024”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ministrja theksoi edhe përpilimin e kurrikulës së re të edukimit në fëmijërinë e hershme të bazuar në lojë e në vlera, koordinimin e integrimit ndërsektorial, përkrahjen e edukimit në familje për rëndësinë e zhvillimit dhe investimit në moshën e hershme, aftësimin e dadove profesionale si persona të çertifikuar që angazhohen nga familjet, përfshirjen e vullnetarizmit në edukimin në fëmijërinë e hershme.
Ministrja Nagavci përmendi edhe 10 akte nënligjore (Udhëzime Administrative) që planifikohet të hartohen pas miratimit të Projektligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të ndihmuar zbatueshmërin e tij në praktikë.

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...