Miratohet projekt-rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 28 July 2022
Kuvendi i Kosovës i ka miratuar 47 amandamente të projekt-rregullores së re të këtij institucioni.Për këtë projekt-rregullore votuan 81 deputetë për, kurse nuk pati asnjë kundër apo abstenim.
Kryeparlamentari i përgëzoi deputetët për këtë çështje, teksa njoftoi se seanca do të vazhdojë të premten.Të enjten, deputeti i LVV-së Adnan Rrustemi i ka lexuar edhe ndryshimet kryesore që i sjell projekt rregullorja.
“Përcakton procedurat për seancën konstituive të Kuvendit në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 duke sqaruar procedurat e kryesimit të seancës konstituive, nominimin dhe zgjedhjen e kryetarit, përcakton mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve, përcakton procedurën e nominimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, sqaron momentin e konstituimit të Kuvendit me zgjedhjen e kryetarit edhe nënkryetarëve”, tha ai.
Sipas tij, rregullorja përcakton edhe çështjen e betimit të deputetëve.
“Sqarohet roli i kryetarit të Kuvendit për thirrjen e seancës plenare dhe propozimin e rendit të ditës për seancën plenare në rast të mungesës së kuorumit në kryesi të Kuvendi. Përcakton përgjegjësinë e deputetit për të marr pjesë në punime të Kuvendit pa e kufizuar mandatin e lirë të përcaktuar në Kushtetutë”.Rrustemi tregoi se kjo rregullore mundëson që me akt të veçantë të nxjerr nga Kryesia e Kuvendit, të përcakton kushtet dhe mënyrat e administrimit të pjesëmarrjes dhe të kompensimit të pjesëmarrjes së deputetit në mbledhje të grupit punues, komisionit apo seancës plenare.
“Zgjerohet koha për deklarimet e deputetëve nga 30 në 40 minuta, duke u dhënë më shumë kohë deputetëve dhe grupeve parlamentare të shprehin qëndrimet e tyre ndaj zhvillimeve politike dhe të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, tha Rrustemi.Ai shtoi se përmes kësaj rregullore, mundësohet edhe organizimi i seancave të veçanta për pyetje parlamentare në rastet kur ka numër të madh të pyetjeve parlamentare dhe një gjë e tillë vlerësohet nga kryesia.
Të tjera
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...