Miratohet në parim projektligji për Pronë Publike
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 31 March 2022
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë projektligjin për Pronën Publike, shkruan Gazeta Infokus.
Për këtë projektligj votuan 65 deputetë, ku nuk ishte asnjë kundër.
Ky projektligj u hodh në votim për herë të dytë gjatë seancës së stome, pasi që në herën e parë nuk kishte kuorum për votim.
E lidhur me mungesën e deputetëve në sallë reagoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila i tha Lëvizjes Vetëvendosje që t’i reduktojë udhëtimet zyrtarë në mënyrë
që t’i kalojë projektligjet.
“Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe që ti ftoni deputetët që ta mbajnë përgjegjësinë për çka ju ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”, tha Musliu në Kuvend.
Kurse, kryeparlamentari Glauk Konjufca iu përgjigj asaj duke i thënë se nuk është problemi tek udhëtimet pse deputetët nuk janë prezent në Kuvend.
“More pse deputetet nuk janë në sallë mas pakti është problemi te udhëtimet”, ka thënë Konjufca.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është duke i vazhduar punimet e seancës plenare që kishte filluar këtë të hënë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...