Lajme

Miratohet në parim Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 22 March 2023

Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës sot ka votuar edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha arsyeshmërinë e këtij projektligji për të cilin kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit.

Vitia tha se me Projektligjin  për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse përcaktohen rregullat për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

-Advertisement-

“Në këtë ligj tanimë për menaxhimin e situatave me sëmundje ngjitëse janë caktuar obligime dhe përgjegjësitë institucionale me përkufizim të qartë të detyrave është parashikuar modernizimi i mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse si digjitalizimi, sistemi i paralajmërimit të hershëm fleksibilitetit në përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe përkufizimet e rasteve sipas direktivës sipas BE-së…Janë përfshirë çështjet e veçanta si siguria e pacientit, parandalimi kontrolli i infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe  rezistenca antimikrobile që do të jenë për herë të parë në kuadër të këtij ligji“, theksoi ai.

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se përcakton rregullat për parandalimin, kontrollin e sëmundjeve ngjitëse e çështjet e veçanta shëndetësore

E deputeti nga AAK-së, Shemsedin Dreshaj u shpreh se projektligji që po prezantohet sot është më i mirë se ai i kaluari.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj porositi që mos të bëhen ligje me nguti vetëm sa për përmbushur agjendën legjislative./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera