Lajme

Miratohet në parim projektligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 18 November 2022

Deputetët e kuvendit të Kosovës me 65 vota për e kanë miratuar në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Për këtë projektligj, asnjë deputet nuk ishte kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, bëri të ditur se pas votimit në parim ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e përhershme ta shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera