Lajme

Miratohet ligji i frikshëm i Putinit

Autori: Ermirë Berisha 20:16 | 04 March 2022

Parlamenti i Rusisë, me propozim të presidentit Vladimir Putin, ka kaluar ligjin e ashpër për sa i përket lajmeve të rreme, shkruan Gazeta inFokus.

Me miratimin e këtij ligji tashmë kush prodhon “fake news” për Ushtrinë ruse, mund të përballet me burgim deri në 15 vjet.

Sipas këtij ligji të ri, gjoba më e lartë pritet të shkojë në vlerën e 500 mijë rublave.

-Advertisement-

Po ashtu, një zë të veçantë do të kenë edhe gjobat e majme dhe sanksionet ndaj individëve.

Qëllimi i Putinit për ta miratuar këtë ligj për gjoja ndalimin e “Fake News”, është që në shtetin e Rusisë të mos flitet për luftën Rusi-Ukrainë, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë mbi informatat që plason në publik sa i pëket propagandës për intervenimin në Ukrainë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera