Lajme

Miratohet formimi i komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 28 March 2022

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur është miratuar formimi i Komisionit Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, shkruan Gazeta Infokus.

Nga 67 deputetë që janë në seancë, të gjithë kanë votuar pro i cili si rrjedhim e përfshin si pikë të radhës për diskutim, formimin e këtij komisioni hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës së rrymës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Kryesia e Kuvendit më 21 mars, pas diskutimit në lidhje me kërkesën e PDK-së, ka vendosur që komisionit t’i ketë 11 anëtarë dhe mandati i tij të jetë gjashtëmujor. Propozimet e grupeve parlamentare për përbërjen do të paraqiten në këtë seancë parlamentare”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera