Lajme

Miratohet edhe një marrëveshje ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 28 July 2022

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar edhe një marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Infokus.

Bëhet fjalë për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Për këtë marrëveshje votuan 83 deputetë, asnjë votë nuk ishte kundër dhe një abstenim.

-Advertisement-

Këtë projektligj para deputetëve e paraqiti ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili njëherit rekomandoi edhe miratimin e tij.

Kujtojmë se në këtë seancë u ratifikuan edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare, që janë ajo e Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III) si dhe Marrëveshja me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera