Ekonomi

Miratimi i “Agjendës së Reformave”, Kosova ‘kushtëzohet’ me progres në disa fusha që përfitojë 820 milionët e ‘Planit të Rritjes’ së BE-së

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 23 October 2024

Sot në Komisionin Evropia u aprovua “Agjenda e Reformave” si një hap kyq për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, që u miratua në takimin e 23 tetorit për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, njohësi i cështjve evropiane, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se “Plani i Rritjes” nënkupton afrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit me Evropën.

“Paketa e BE-së për krejt Ballkanin ka për qëllim ti ndihmojë sektorit privat të rrisë konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe ka krijuar këtë paketë që e quan “Plani i Rritjes”. Plani i Rritjes nënkupton nivelin e zhvillimit ekonomik në secilin vend, me jep një stimul financiar për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për të qenë më të afruara me tregun e BE-së. Pra që kompanitë sektori privat, niveli i zhvillimit ekonomik të jetë pak më i përafërt me BE-në. Të përshpejtojë zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Mirëpo çfarë është “Agjenda e Reformave” dhe çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Sipas, Hasanpapaj, “Agjenda e Reformave” përmban një listë të fushave në të cilat Kosova duhet të shënojë progres në mënyrë që të përfitojë nga “Plani i Rritjes”.

“Por këtë paketë e ka kushtëzuar me reforma pra ‘Agjenda e Reformave’ që u aprovua sot nga Komisioni Evropian. Me këtë i ka pyet shtetet anëtare, a mund të na dërgoni një listë të reformave, të drejtësisë, të sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, trajtimit të drejtave të njeriut, reformës së administratës publike, rritjes së transparencës, luftës kundër korrupsionit e kështu me radhë, për të definuar disa fusha prioritare. Planin e kanë miratuar, shtetet kanë dërguar propozimet e tyre se në cilat sektore duan ti bëjnë reformat”, ka thënë juristi.

Ai ka theksuar se “Agjenda e reformave” nuk ka të bëjë me cështje politike dhe se nuk do të ketë kushtëzime të tilla vetëm progres dhe reforma në fusht që vetë qeveria e Kosovës i ka zgjedhur në bashkëpunim me BE-në.

“Obligimet prej kësaj agjende i ka propozuar vetë Kosova, ka proprozuar p.sh në këtë sektor do ti zhvilloj, luftën kundër korrupsionit, reformën në administratën publike, dixitalizimin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe një numër sektorësh të tjerë e kështu me radhë. Kështu që kjo nuk është e lidhur me kritere politike. Nuk ka të bëjë më dialog as me marrëvveshje, apo çështje të tilla, është kryesisht cështje ekonomike. Është një paketë stimuluese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të gjitha vendet e kanë miratuar sot, vetëm për Bosnjën s’ka mundur brenda të pajtohet mes tre njësive federative se cilat kanë me qenë reformat që ata do ti propozojnë. Dhe ka ngelur pa u aprovuar paketa e reformës së Bosnjës. Por tani BE-ja këto mbi 800 milionë për Kosovën i lëshojnë në bazë të progresit që Kosova ka në këto reforma, pra do të monitorohen, nuk do të ketë një periudhë të caktuar kohore se kur do të mund të përfitojë Kosova nga këto para p.sh ta zëmë në katër vitet e fundit por varësisht nga progresi në reformat që ka zgjedhur vetë Kosova. Pra reformat janë definuar nga Kosova janë pajtuar me BE-në dhe tash varësisht nga progresi në këto fusha, BE-ja i lëshon mjetet si stimuj financiar,” ka sqaruar Hasanpapaj.

Edhe Komisioni Evropian tha sot se  e mori këtë vendim pasi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë pëlqimin e tyre për këto agjenda.

Bosnjë e Hercegovina ka mbetur vendi i vetëm për të cilin agjenda e reformave nuk është miratuar ende. Ky shtet ishte i vetmi që nuk dorëzoi me kohë agjendën e reformave.
“Në planet e tyre ambicioze të reformave, pesë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor shprehin përkushtimin për reformat fondamentale dhe socio-ekonomike të cilat do t’i ndërmarrin për të siguruar rritje dhe konvergjencë me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes, gjatë periudhës prej vitit 2024 deri më 2017”, u tha në njoftimin e BE-së.

Plani i Rritjes është në vlerë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme.

Krahasuar për kokë banori, Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, pasi shteti do të përfitojë më shumë se 820 milionë euro.

Miratimi i agjendave të reformave është përshëndetur edhe nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Jam e impresionuar me punën që kanë bërë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në agjendat e tyre të reformave. Kjo dëshmon se ata janë të përkushtuar që të ketë sukses Plani i Rritjes. Ky është një udhërrëfyes i ynë për të afruar pranë nesh ekonomitë e Ballkanit Perëndimorë dhe për t’u mundësuar ndërmarrjeve të tyre qasjen dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë unik. Secili përfiton dhe është një hap i madh drejt BE-së”, deklaroi von der Leyen./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera