Rozë

Miranda Kerr në pritjen e ëmbël, tregon barkun e rrumbullakosur

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 09 January 2018

Modelja e njohur Miranda Kerr është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Evan Spiegel.

Bukuroshja 34-vjeçare, nënë e djalit 6 vjeçar Flynn, të cilin e ka me aktorin Orlando Bloom, po pret fëmijën e parë me krijuesin e aplikacionit “Snapchat”, Evan Spiegel.

Ndërsa për të treguar barkun e saj të rrumbullakosur, Kerr ka zgjedhur festën që është organizuar pas Golden Globes.

-Advertisement-

E veshur me një fustan leopard të ngjitur pas trupit, Miranda dukej më bukur se asnjëherë tjetër.

Miranda ka preferuar që t’i kapë flokët topuz, në përshtatje me fustanin. Modelja 34-vjeçare si gjithmonë ka armë të fortë ëmbëlsinë pasi shfaqet kudo e qeshur.

Ajo dha lajmin e bukur se është në pritje të një fëmije me bashkëshortin e saj Evan Spiegel në nëntor të vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera