Sport

Miralem Pjanic zgjedh numrin në fanellën e Barcelonës, dikur e mbante legjenda spanjolle

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 13 September 2020

Miralem Pjanic që nga Juventusi kaloi te Barcelona tashmë ka zgjedhur edhe numrin që do ta bartë në fanellë, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori boshnjak do ta ketë numrin 8, që dikur e mbante legjenda spanjolle, Andres Iniesta.

Pjanic erdhi në ‘Camp Nou’ pas një shkëmbimi me Arthur Melon, i cili vitin e kaluar barte pikërisht numrin 8.

-Advertisement-

Ish-futbollisti i Juventusit nga nesër do të filloj stërvitjet nën drejtimin e trajnerit holandez, Roeland Koman, ndërsa debutimin e tij pritet ta bëjë në javën e ardhshme./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera