Miqtë, më të rëndësishëm se familja
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 08 June 2017
Lidhjet e forta familjare dhe të miqësisë janë parë gjithmonë si burim lumturie, por, sipas një studimi të ri, miqtë mund të jenë më të rëndësishëm edhe se vetë familja.
Studiues të Universitetit Shtetëror të Miçiganit kanë zbuluar se, sa më shumë rritet njeriu, aq më e rëndësishme është për të miqësia dhe ndikimi i saj tek shëndeti dhe lumturia. “Miqtë bëhen edhe më të rëndësishëm sa më shumë rritemi,” thotë William Chopik, asistent profesor psikologjie në Universitetin e Miçiganit.
“Të rrethohesh nga pak miq shumë të mirë mund të ketë një ndikim shumë të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Është mirë të investojmë në miqësitë që na bëjnë të lumtur,” thotë profesori.
Sipas Zërit të Amerikës, studiuesit dolën në këto përfundime pasi vëzhguan 271 000 pjesëmarrës në studimin për shëndetin dhe lumturinë, si dhe afërsisht 7 500 pjesëmarrës të tjerë në studimin për rolin që luajnë marrëdhëniet njerëzore tek të rriturit që vuajnë nga sëmundje kronike.
Në grupin e parë, si familja, ashtu edhe miqtë kishin ndikimin e tyre në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, por në grupin e dytë, miqësitë “rezultuan si një faktor më i rëndësishëm për një shëndet të mirë dhe lumturinë në moshat e mëdha.”
Gjithashtu, në grupin e dytë, studiuesit thanë se miqësitë e tensionuara çonin në sëmundje kronike, kurse kur këto miqësi janë të forta, njerëzit janë më të lumtur. Një nga arsyet pse ndodh kështu, sipas Chopik, është se marrëdhëniet me miqtë janë një zgjedhje. Mund të ruajmë miqësitë që na bëjnë të ndihemi mirë dhe të braktisim ato që na stresojnë, në një kohë që familja nuk është diçka që ti e zgjedh dhe ndonëse shpesh ajo është shumë e mirë, ka shpesh raste kur shkakton energji negative.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...