Sport

Miqësore mes Kosovës dhe Barcelonës në muajin gusht?

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 02 April 2021

Kombëtarja e Kosovës ka mundësi të luaj një ndeshje miqësore ndaj Barcelonës në muajin gusht, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas ‘KosovanFootball’, thuhet se ish-kandidati për president tek Barcelona, Luis Fernandez Ala, është duke u munduar për të realizuar një gjë të tillë.

Kjo miqësore pritet të vjen si rezultat i situatës politike mes Kosovës dhe Spanjës, ku këta të fundit kishin kërkuar që ‘Dardanët’ të shkonin në Sevilla pa flamur dhe himn shtetëror për ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera