Minxhozi: Liberalizim në kufi pa prishur standardet e BE-së
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 09 June 2018
Shqipëria synon që me Kosovën të ketë liberalizim të procedurave në kufi mirëpo gjithnjë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian , në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i liberalizimit të vizave për këtë të fundit.
Kështu deklaroi Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi pas miratimit të rezolutës për heqjen e tërësishme të kontrollit të shtetasve të Kosovës dhe të Shqipërisë në hyrje/dalje, nëpër pikat e kalimit kufitar në Vërmicë, në Qafë Prush dhe në Qafë Morinë.
Miratimi i kësaj rezolute nga njohësit e integrimeve evropiane është cilësuar në kundërshtim me rekomandimin e vitit 2015, të Komisionit Evropian.
“Ajo që ne synojmë është që të kemi një liberalizim të mëtejshëm të procedurave në kufi pa prishur standardet e Bashkimit Evropian që kërkohen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Minxhozi
Në të njëjtën ditë, Kuvendi ka miratuar edhe Rezolutën për heqjen e tarifave të roaming-ut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, rezolutë kjo e cila, sipas Minxhozit do të ndikojë në zhvillimin e të dy vendeve.
Sipasj tij, asnjë rezolutë e nxjerrë nga parlamenti nuk është e dëmshme për proceset në të cilat një vend kalon
.Kreu i ambasadës shqiptare ka folur njëherësh edhe për mbledhjet mes dy qeverive. Ai tha se këto mbledhje kanë bërë që të rritet “impulsi i punës” në të dy anët e kufirit.“…këto mbledhje i kanë dhënë një impuls punës dhe kjo shprehet edhe në rezultatet që janë arritur”, tha ai.
Sipas tij, marrëveshjet e arritura kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve në aspektin ekonomik.
Minxhozi ka bërë të ditur se për dallim nga periudha e njëjtë e viti të kaluar, këtë gjashtë mujor është shënuar rritje prej 20% në fushën e shkëmbimeve mes dy vendeve si rritje prej 23 % të prezencës së mallrave të Kosovës në tregun e Shqipërisë.“Ne kemi një rritje marrëdhëniesh të ndërsjella në fushën e ekonomisë në fushën e shpërndarjes në fushën e shkëmbimeve. Në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova sot që po flasim, në ditët e para të qershorit kemi një rritje prej 20% më tepër se sa vitin e kaluar shkëmbimet”.
“Mallrat e Kosovës kanë pasur një rritje në tregun e Shqipërisë, 23 % më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe ato zëra që thonë se mallrat e Kosovës nuk akne të ardhme në Shqipëri nuk ekzistojnë sepse janë disa kompani që janë shumë brende që kanë kompanitë e pijeve kanë një rritje shumë të madhe në tregun e Shqipërisë, mineralet, hekuri e të tjerë me radhë, janë më tepër prezent”, është shprehur ai.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































