Lajme

MINT-i e korrigjon vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 15 June 2023

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), Pranvera Prestreshi, ka korrigjuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Prestreshi ka korrigjuar Ligjin në të cilin është thirrur për marrjen e vendimit për pezullimin e certifikatës, ku në vendimin e parë është cituar ligji “Nr. 06/L-116”, ndërsa pas korrigjimit, është cituar ligji “Nr. 06/L – 016 për Shoqëritë Tregtare”.

Në vendimin e djeshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, MINT-i është thirrur në Ligjin “Nr. 06/L-116”, i cili është plotësim dhe ndryshim i ligjit “Nr. 05/L-090” për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe jo në ligjin për Shoqëritë Tregtare.

-Advertisement-

Kujtojmë se dje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ky vendim është pasuar me reagime të ashpra nga të gjitha mediat në Kosovë, shoqëria civile e nga organet ndërkombëtare, duke e vlerësuar si ndërhyrje në liri të mediave.

Vendimi i MINT

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera