Ministrja Zivic vizitoi fermerët e rajonit të Anamoravës
Autori: Gazeta inFokus
20:15 | 04 April 2019
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic e shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petrovic, kanë vizituar fermerët e rajonit të Anamoravës, ku kanë parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë këta fermer dhe janë njoftuar edhe me sfidat me të cilat përballen ata në zhvillimin e veprimtarive bujqësore.
Me këtë rast, ministrja Zivic, i ka njoftuar ata më hollësisht me Programin për Pagesa Direkte dhe me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të MBPZHR-së për këtë vit dhe ka theksuar se përmes masave përkrahëse të këtij programi do të ofrojnë mbështetje për shumë kultura e veprimtari bujqësore. Ajo theksoi se në programet mbështetëse të këtij viti, që qëllim kanë zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në gjithë vendin, do të përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane dhe me këtë rast ajo ju ka bërë thirrje që të aplikojnë në këto programe, përmes të cilave do ta zgjerojnë përkrahjen për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Fermerët e kësaj ane kanë bashkëbiseduar me ministren Zivic për shumë tema rreth bujqësisë dhe mundësive për punësim në këtë sektor. Po ashtu, atyre iu është bërë ftesë që në vazhdimësi të shtrojnë para institucioneve idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që ato të adresohen në politikat mbështetëse.
Ministrja Zivic, ka vlerësuar angazhimin e këtyre fermerëve që në mënyrë të vazhdueshme kanë zhvilluar veprimtaritë e tyre me mjetet e tyre vetanake dhe theksoi se nuk do të mungojë as mbështetja institucionale për të iu ofruar atyre mundësi edhe më të mëdha për zgjerimin e veprimtarive të tyre bujqësore përmes granteve investive.
Gjatë kësaj vizite, ishte pjesëmarrës edhe Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rural, Bajram Imeri, i cili në hollësi ua ka prezantuar fermerëve kushtet dhe kriteret të cilat duhet t’i përmbushin fermerët për të përfituar në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e me këtë rast ata janë njoftuar edhe me masat mbështetëse të cilat pritet të shpallen shumë shpejt nga MBPZHR-ja.





T� tjera
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...
-
Nagavci inicion komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një komisioni ...
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
































