Ministrja Serbe refuzon propozimin e KK Bujanocit për të shpallur “Qytetar Nderi” ministrin Gent Cakaj
Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 26 November 2020
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal e Serbisë, Marija Obradoviq, gjatë një paraqitje në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, mes tjerash është deklaruar edhe për propozimin e Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
“26 këshilltarë, nga 41 sa ka Kuvendi i Bujanocit, kanë propozuar që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit. Po, ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë legale kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit” – deklaroi ministrja
Ajo si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, ka deklaruar se ministri shqiptar Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive që në esencë në vlerë prej miliona dollarëve” – ka deklaruar ministrja Obradoviq.
Ajo më pas, ka pyetur, se a duhet të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhje Parlamentare.
Kujtojmë që, Kuvendi Komunal i Bujanocit, në seancën e saj të fundit të mbajtur para dy javëve, me shumicë votash ka propozuar që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipirisë, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...