Lajme

Ministrja serbe e Shëndetësisë viziton të plagosurin Millan Jovanoviq në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 17 Prill 2023

Ministrja serbe e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, po qëndron në ditën e saj të tretë të vizitës në Kosovë dhe së fundi ka vizituar në Mitrovicë të Veriut edhe Millan Jovanoviqin, të plagosurin serb nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ministrja Grujiçiq ishte shoqëruar nga Dejan Paviqeviqi dhe vizitoi strukturat shëndetësore të Mitrovicës së veriut.

Gjatë kësaj vizite ajo paralajmëroi punësim të mjekëve të rinj, transmeton Kosovo-Online.

-Advertisement-

“Ajo për çka ne insistojmë, edhe qeveria edhe presidenti, është paqja. Sepse kjo është e mira si për serbët si për shqiptarët…” – u shpreh znj. Grujiçiq.

Kujtojmë se Millan Jovanoviq kishte mbetur i plagosur në një rast për të cilin fillimisht Policia e Kosovës kishte mohuar se ishin përfshirë pjesëtarët e saj por më pas e kishte pranuar.

Në Kosovë për të kremtuar pashkët ortodokse serbe ka qëndruar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, z. Petar Petkoviq.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy