Lajme

Ministrja serbe e Drejtësisë flet për Ramush Haradinajn që mori nënshtetësinë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 26 April 2017

Mediet në Serbi një ditë para vendimit përfundimtar të Gjykatës së Colmarit për ekstradimin apo lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj kanë shkruar se frikësohen që ky i fundit mund të mos ekstradohet në Serbi pas marrjes së nënshtetësisë së Shqipërisë.

Ndërkaq, gjykata e Colmarit do të mbaj nesër seancën e radhës për Haradinajn, shkruan Tanjug.

“Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i UÇK-së, i cili është në pritje të vendimit të gjykatës nëse do të ekstradohet në Serbi, nuk mund të dërgohet në Shqipëri vetëm sepse i është dhënë të hënën shtetësia e këtij vendi”, shkruajnë mediet serbe.

-Advertisement-

Edhe Ministria e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se shtetësia e një personi nuk është bazë për të kërkuar ekstradimin e tij.

Haradinaj është ndaluar që nga 4 janari i këtij viti në Francë me një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa të hënën ka marr nënshtetësinë e Shqipërisë bashkë me gruan e tij, Anita Haradinajn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera