Lajme

“Ministrja s’do të duhej t’i publikonte emrat e të supsenduarve – ndikon direkt në hetime”

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 08 December 2022

Avokati mbrojtës i personit që ishte në dhomë të burgut me Astrit Deharin, Florin Vërtopi ka konsideruar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk do të duhej t’i publikonte emrat e zyrtarëve të suspenduar nga Insistuti i Mjekësisë Ligjore, ku u zhdukën mostrat e Deharit.

Sipas avokatit Vërtopi, gama e hetimeve për këtë rast, duhet të shkojë shumë më thellë ngaqë ka shkuar deri më tani.

“Prokurori mund ta zgjertojë edhe më shumë hetimin. Kjo gamë e hetimeve duhet të shkoj shumë më thellë. Këto mostra duhen të ruhen derisa të zbardhet rasti, sipas Ligjit. Pikë. Sepse në këtë rast, ka pas një viktimë, është pikëpytje nëse ka pasur të pandehur. Këtu është bërë hetime edhe prej Zyrës së Kryeprokurorit”, tha Vërtopi në Politiko.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera