Ministrja Rozeta Hajdari ua rihap derën prodhimeve të Serbisë në Kosovë (VENDIMI)
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 25 August 2023
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, para 4 ditësh ka marrë një vendim për ndërprerjen e masës mbrojtëse anti-damping mbi sektorin e prodhimit të Koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.
Këtë vendim, që e ka publikuar portali “Pa Rrotlla”, ministrja Rozeta Hajdari e ka marrë më 21 gusht, 2023, ndërsa e ka arsyetuar duke thënë se prodhimi vendor nuk e mbulon kërkesën e tregut.
“…shihet se prodhimi vendor nuk e plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën Antidamping pasi që kemi ndryshim të çmimeve të ushqimit të koncentruar për shpezë dhe kafshë në treg, ku produktet serbe në Kosovë që janë shqyrtim i kësaj mase janë më të shtrenjta si dhe sasia e prodhimit të këtij produkti është më e vogël se 50% të prodhimit total të produktit të ngjashëm, pra prodhimi i këtij produkti nuk e ka plotësuar kushtin i cili parashihet në paragrafin 6 të nenit 28 të Ligjit Nr. 04L-240 për Masat Antidamping dhe masat Kundërbalancuese”.
Vendimi i datës 21 gusht është marrë në bazë të një “analize finale” të datës 29 mars të këtij viti, e cila, sipas MINT-it, “rekomandon ndërprerjen e masës mbrojtëse anti-damping mbi sektorin e prodhimit të Koncentratit për shpezë dhe kafshë” nga Serbia.
Në vendimin e nënshkruar nga ministrja Hajdari thuhet po ashtu se kërkesa do të konsiderohet që është bërë nga ose në emër të industrisë vendore të Kosovës vetëm nëse është mbështetur nga “Prodhuesit kosovarë prodhimi i të cilëve përbën baras ose më shumë se pesëdhjetë për qind të prodhimit total të produktit të ngjashëm”, ose “nëse kundërshtimi i shprehur për aplikimin e prodhuesve të Kosovës është më pak se prodhimi i këtyre prodhuesve që e mbështesin kërkesën”.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë në konsultim me Komisionin për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, duke u bazuar në nenin 46 të Ligjit Nr. 047-240 Për Masat Antidamping dhe masat Kundërbalancuese, si dhe në bazë të analizës së të dhënave nga ky komision e cila u prezantua si analizë finale të datës 29.03.2023, rekomandon ndërprerjen e masës mbrojtëse anti-damping mbi sektorin e prodhimit të Koncentratit për shpezë dhe kafshë në bazë të të dhënave të lartcekura”, thuhet në këtë vendim.
Tetorin e vitit 2021, ministria në fjalë kishte vendosur masa mbrojtëse antidumping ndaj disa kompanive serbe, të cilat bëjnë importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë, si dhe importin e bllokave.
Masa mbrojtëse e përkohshme antidumping prej 3 centë, ishte vendosur për këto kompani: FSH “Jabuka” doo Pancevo, “Gebi” doo, FSH “Sto Posto” dhe FSH “Becejka”.
Këto vendime thuhet se janë marrë pas kërkesës së prodhuesve vendorë.
“Pas kërkesës së prodhuesve vendor dhe propozimit të Komisionit për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, Departamenti i Tregtisë ka filluar hetimin e importit nga Serbia dhe të shitjes në tregun e Republikës së Kosovës të koncentratit për shpezë dhe kafshë. Hetimi është kryer në përputhje me Ligjin për masat antidumping dhe masat kundërbalancuese”, thuhej në arsyetimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ministrja Hajdari kishte deklaruar se kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.
Hajdari tregonte se vendimet kanë të bëjnë me importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve, derisa tjetri për njësitë e bllokut ndërtimor.
“Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia”, thoshte Hajdari asokohe.
Sipas saj, dy vendimet janë marrë në përputhje me Ligjin për masat antidamping.
“Vendimeve u kanë paraprirë hetimet e ndara dhe analizat e mirëfillta të departamentit të tregtisë i cili ka vepruar sipas kërkesave të prodhuesit vendor. Fillimi i hetimeve është mbështetur veçanërisht në propozimin e komisionit për vlerësimin e detyrimeve të veçanta në importe. Hetimet kanë konfirmuar se produktet në fjalë shiten me çmim më të ulët në tregun e Republikës së Kosovë sesa më tregun e brendshëm të Serbisë si vend i origjinës”, deklaronte ministrja Hajdari tetorin e vitit 2021.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...