Lajme

Ministrja Rizvanolli u bën thirrje qytetarëve që të mos ngrohen me energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 20 October 2021

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ngrohen me energji elektrike.

Sipas saj, një mënyrë e tillë e ngrohjes do të duhej të ishte shumë e shtrenjtë për konsumatorët.

“Po, është me rëndësi të thuhet kjo, çfarë mund të bëjnë qytetarët. E para për të siguruar që ka energji të mjaftueshme, është që të kursejnë sa më shumë energji dhe mundësisht të mos ngrohen me energji elektrike. Ne e dimë se edhe kështu për shkak të kapaciteteve teknike gjatë stinës së dimrit e kemi problem, sepse ka mbingarkesë në shumë nënstacione, për arsye se ato nuk janë të dizajnuara që njerëzit të ngrohen me energji elektrike. Ngrohja me energji elektrike do të duhej të ishte shumë e shtrenjtë për konsumatorët”, tha ajo në debatin e Lëvizjes FOL./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera