Lajme

Ministrja Rizvanolli s’merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Trepçën

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 31 Tetor 2023

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku po diskutohet lidhur me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se që nga e premtja Rizvanolli kishte lajmëruar se nuk do merrte pjesë.

Sipas tij ministrja do duhej të ishte në komision e të raportonte për të gjitha problemet që lidhen me minatorët e Trepçës.

“Të premten kemi marrë email, që ajo nuk do të marrë pjesë se është jashtë vendit.

-Advertisement-

Asnjë ngjarje nuk do duhej të ishte më prioritet, se të raportonte për Trepcen, sepse ajo është përgjegjësja e parë… 8 ditë grevë, sot ministrja nuk ka gjetë kohë me ardhë, edhe pse e kemi paralajmëruar…Do duhej të ishte ajo këtu të kishim një raport, zyrtar pse minatorët nuk i kanë marrë pagat me rregull.

Pse ministrja nuk ka bërë asnjë hap që Trusti t’u paguhet minatorëve, pse t’u ndërpritet e sigurimeve shëndetësore, pse të vihet në këtë fazë? Pse po shkarkohen punëtorët, e sindikalistët. Brenda një jave kemi dhejtra të suspenduar, duhet të ishte ministrja të raportonte për gjitha këto”, tha ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy