Ministrja Reshitaj iu kërkon grave ngritjen e zërit ndaj çdo padrejtësie
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 08 March 2018
Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në diskutimin “Krijimi i Mundësive të Barabarta” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas tha se përfaqësimi i grave në vendimmarje ende mbetet i vogël, shkruan Infokusi
“Ndonëse ka përparime të dukshme, përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse mbetet ende i vogël, por kjo nuk duhet të jetë pengesë që ne të mos angazhohemi që të kemi vendin dhe trajtimin e merituar në shoqëri. Historikisht gratë shqiptare kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërim në edukimin e brezave të rinj. Ky edukim dhe vetëdijesim është imediat edhe sot në ndërgjegjësimin e shoqërisë”, ka thënë Reshitaj.
Ministrja Reshitaj ka kërkuar prej grave që ta ngrisin zërin ndaj çdo padrejtësie që iu bëhet në Ministrinë e Ambientit dhe në institucionet tjera, sepse sipas saj, garat kanë pasur sfida dhe mund më të madh si shoqëri.
Ajo shtoi se nuk ka zhvillim ekonomik të mirëfilltë në vend, nëse nuk kanë hapësirë gratë në vendim marrje, dhe për këtë janë këtu që t’iu tregojnë të gjithëve se gratë janë të fuqishme.
“MMPH ka shumë gra profesioniste që kanë vullnet, përvojë dhe gatishmëri për punë, ne do t’u japim hapësirën dhe mundësinë, sepse unë besoj në kapacitetet e tyre intelektuale ne profesionale”, tha ndër të tjera Reshitaj.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është në proces të hartimit dhe miratimit të Rregullores së re për sistematizimin e vendeve të punës dhe konform dispozitave ligjore do të punoj në ngritjen e nivelit të barazisë gjinore në MMPH. /INFOKUSI/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...