Lajme

Ministrja Nikolla i përgjigjet Bashës për arsimin

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 30 August 2017

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e rikonfirmuar sërish në këtë post, iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike për tekstet shkollore, duke theksuar se për tre muaj ministrja teknike e Arsimit u mor me gjithçka, por vetëm me këtë çështje jo.

Ajo ka akuzuar Bashën për injorancë duke u shprehur se nuk ka qenë ajo që ka vendosur çmimet e teksteve.

Reagimi i plotë i Nikollës:

-Advertisement-

E keqardhur, që pas reagimit tim, me respekt e predispozitë të plotë, ndaj shqetësimit të tij, lidhur me tekstet shkollore, zoti Basha më kundërvihet me deklaratën e partisë së tij.

Zoti Basha, deklarata juaj flet për injorancë. Pyetja që unë shtroj është se, ku është dija juaj, kur thoni se edhe çmimin e teksteve e paskam vendosur unë?

Kjo është për të qeshur!

Deklarata juaj flet për indiferencë në proces. Pyetja që unë shtroj është se, ku ishte vëmendja e të zgjedhurës suaj, që prej 3 muajsh u mor me gjithçka në detyrën e ministres se arsimit (deri edhe me yjet e hoteleve ku u akomodua në vizita zyrtare) dhe në asnjë moment me këtë proces që të informoheshit dhe ju bazuar mbi fakte.

Kjo është mjerane!

Deklarata juaj ripërsërit qëndrimin tuaj se, tekstet shkollore janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Lidhur me këtë, nuk e kuptoj se ku është vëmendja juaj, kur akoma nuk e dini se kjo nuk është e vërtetë. Kjo është për të qeshur!

Sa për këshillën që me jep partia juaj, që unë të lë kolltukun e zyrës dhe të takoj prindërit, kjo pastaj është vërtet sa për të qarë e aq për të qeshur. Sepse, ju zoti Basha, nuk e dini as faktin që unë nuk jam aktualisht ministre e arsimit, ministre është ende e zgjedhura juaj. Pa dashur t’ju rëndoj duke jua kujtuar këtë, dua vetëm t’ju lutem t’i lini sulmet, akuzat e fyerjet e llojit të vjetër.

Unë jam gatshme, sapo të marr detyrën, t’ju takoj dhe të bashkëpunoj me ju, për të folur për arsimin dhe jo për njeri-tjetrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera