Ministrja Haxhiu zbulon se me burrin i kanë të ndara punët në kuzhinë

Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 01 January 2023
Tash e gati dy vjet, Albulena Haxhiu drejton Ministrinë e Drejtësisë.
Mes punëve të shumta që kërkon ky dikaster, ajo gjen kohë edhe për tre fëmijët e saj – familjen në përgjithësi.
Në një intervistë ndryshe për Klankosova.tv, ministrja Haxhiu ka treguar se ndonëse vitin e parë si drejtuese e këtij dikasteri e ka pasur të vështirë pasi ishte shtatzënë, pasditet tash i kalon me më të dashurit e saj.
“Në vitin e parë të qeverisjes ka qenë periudha më e vështirë, shto këtu faktin që në një pjesë isha shtatzënë ndërsa pjesën tjetër Andrra ishte shumë e vogël. Tani, duke pasur parasysh që shumë prej reformave i kemi adresuar në Kuvend, është më e menaxhueshme dhe kam kohë edhe për veten dhe që pasditet t’i kaloj me familjen time”, tha ajo.
Poashtu, Haxhiu tregoi si e kalon vikendin.
“Jo çdo vikend jemi të lirë nga puna por kur nuk kam angazhim, merrem krejt kohën me fëmijët, dalim, bëjmë aktivitete bashkë, pastrojmë etj”, u shpreh ministrja.
Pos kësaj, ajo ka folur edhe për pjesën e kuzhinës, duke zbuluar se nuk është edhe aq profesioniste, megjithatë bashkëshorti i saj Albani, po.
“Në ushqim, unë jo dhe aq por Albani po. Unë mendoj që jam e mirë në gatim të ëmbëlsirave prandaj edhe i kemi ndarë punët”, shtoi Haxhiu

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...