Lajme

Ministrja Haxhiu viziton Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 09 August 2024

Ditën e sotme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nisur me një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar nga drejtori i kësaj qendre, Benasim Medic, u njoftua për punën dhe angazhimit e stafit.

“Ditën e fillova me vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Nga drejtori i QP Mitrovicë, Benasim Medic, u njoftova për punën dhe angazhimin e stafit, mbarëvajtjen e rendit shtëpiak si dhe format e angazhimit të personave të dënuar.

-Advertisement-

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha komuniteteve si dhe shembull i mosdiskriminimit”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera