Lajme

Ministrja Haxhiu tregon se kur do të themelohet Instituti për krimet e kryera gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 26 April 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se në muajin maj do të themelohet Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haxhiu gjithashtu tregoi se në Prokurorinë Speciale janë vetëm katër prokuror që trajtojnë gjitha lëndët e krimeve të luftës.

Dalin rezultatet e numërimit të votave në Berat, rezultat i thellë dhe surpriza

-Advertisement-

“Në maj do të nisim punën në themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të fuqizojmë kapacitetet e Prokurorisë Speciale në adresimin e krimeve të luftës.”

“Aktualisht në Prokurorinë Speciale janë vetëm katër prokuror që trajtojnë gjitha lëndët e krimeve të luftës e konsiderohet që janë afër 800 apo 900 lëndë që janë të trashëguara nga EULEX-i”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera