Ministrja Haxhiu poston nga Haga – Bota ta dijë se kriminelët ishin në anën e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 31 March 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Haga ka shkruar për masakrat e kryera nga serbët në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës 23 vjet më parë.
Haxhiu, e cila shkoi në qytetin holandez për t’i takuar ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale thotë se “bota duhet të dijë sërish, se kriminelët ishin në anën e Serbisë”. Në një postim të kujdesshëm në Facebook, ajo nuk ka përmendur vizitat e saj në paraburgimin e Speciales, shkruan Gazeta Express.
“Shumë prej tyre vazhdojnë ende të mbesin të lirë”, shkroi ajo.
Haxhiu tha se “23 vjet më parë Kosova po përjetonte gjenocid të tmerrshëm të vrasjeve masive të popullsisë civile”.
“Një pranverë e cila po karakterizohej me operacione shoviniste të Serbisë ndaj popullsisë shqiptare. Në Pastaselë të Rahovecit më 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim. Në Burim (Joviq) të Malishevës, më 31 mars 1999 janë vrarë 42 shqiptarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeç”, shkroi ajo.
“Drejtësia ende mungon për viktimat, për familjarët dhe për popullin e Kosovës. Institucioneve të Republikës iu mbetet të përkushtohen edhe më tej që kriminelët serb të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.
Ministrja Haxhiu të mërkurën ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala – të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë – do të ndajnë një pjesë kohe të dedikuar për vizitat familjare për t’u takuar me ministren dhe anëtarët tjerë të delegacionit që të martën shkuan nga Kosova në Holandë.
Haxhiu nuk do ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Siç tha të martën në Aeroportin e Prishtinës para se të nisej drejt qytetit holandez, ata nuk na kanë pranuar të takohen me të.
Siç ka njoftuar MD-ja, vizitat te të akuzuarit e Speciales që po mbahen në paraburgim do të zhvillohen edhe edhe të premten.
Të tjera
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...