Lajme

Ministrja Haxhiu për rastin e Martin Berishajt: Mund të jetë pjesë e hetimit nga komisioni hetimor

Autori: Ermirë Berisha 11:35 | 28 April 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rasti i Berishajt mund të jetë pjesë e hetimit nga komisioni hetimor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus

Haxhiu gjatë fjalës së saj në kuvend, shtoi se rasti i ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishajt është i qëllimshëm por do të zbulohet dhe do të zbardhet.

“Kuvendi i Kosovës do ta themelojë komisionin hetimor edhe qështja e Martin Berishaj mund të jetë pjesë e hetimit nga komisioni hetimor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Do të zbulohet e do të zbardhet secila çështje, secila çështje jo vetëm në këto dezinformata që unë i konsideroj të qëllimshme të z.Martin Berishaj”, tha Haxhiu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera