Ministrja Haxhiu: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale
Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 24 August 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është paraqitur me një video-mesazh nga Vushtrria, në njërën nga pronat e kësaj ministrie, e cila Haxhiu tha se iu dha një personi fizik në vitin 2020, nga ish-ministri i këtij dikasteri.
Sipas Haxhiut, auditori i brendshëm kishte deklaruar se kontrata ishte lidhur në mënyrë të jashtëligjshme, çka edhe i ka shtyrë të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori Speciale, ndaj ish-ministrit.
Mirëpo, siç thotë Haxhiu, kjo e fundit e ka hudhur këtë kallëzim, duke thënë se nuk ka shkelje.
Prokuroria ka thënë se rrënimi i objekteve publike nga persona fizik nuk është vepër penale, referuar rrënimit të objektit të ish-hotelit Vicianum.
“Siç po e sihni, veprimet tona për ndalje të abuzimeve dhe keqpërdorimeve, tashmë janë objekt hetimi nga Prokuroria, në vend se të ishte e kundërta”.
“Pra, shtrohet pyetja e thjeshtë: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Kujtojmë se ka pak kohë që Qeveria e Kosovës ka nisur një lloj fushate linçuese ndaj Prokurorisë Speciale, duke u kërkuar llogari për dosjet e paraqitura nga ta, që, sipas Qeverisë, Specialja nuk po i merr parasysh.

T� tjera
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
































