Lajme

Ministrja Haxhiu: Ndahen rreth 200 mijë euro për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 01 June 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se do të ndahen rreth 200 mijë euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin i cili siguron një mbështetje të madhe për fëmijët në strehim familjar, me qëllim të rritjes së mirëqenies së tyre.

“Mbetemi të përkushtuar që edhe më tutje të ngrisim dhe fuqizojmë konceptin e strehimit familjarë si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve kam nënshkruar vendimin i cili siguron një mbështetje më të madhe për fëmijët në strehim familjar, me qëllim të rritjes së mirëqenies së tyre.

Mbetemi të përkushtuar që edhe më tutje të ngrisim dhe fuqizojmë konceptin e strehimit familjarë si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror.

Familja strehuese është ambienti i cili tek fëmija krijon ngrohtësinë familjare, gjë e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e fëmijës, formimin e tij/saj psikologjik dhe ndjenjën emocionale të fëmijës prandaj edhe mbështetja jonë institucionale do jetë e vazhdueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera