Lajme

Ministrja Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vonesa në publikimin e aktgjykimit të plotë për Ligjin për Byronë, goditje ndaj reformës

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 29 July 2024

Pas ministrit Murati, edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është ankuar që Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ajo ka pyetur se “edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese?”.

“Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme.”

-Advertisement-

Haxhiu ka thënë se “vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”.

Ndërkaq ministri i Financave, Hekuran Murati, pak më parë ka thënë se aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën.”

Murati ka thënë se “janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre”.

“Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera