Lajme

Ministrja Haxhiu ka dy fjalë për mosvotimin e ligjit që lejon martesën e gjinive të njëjta

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 23 March 2022

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka folur për punët që ka bërë ministria që ajo e drejton për periudhën një vjeçare, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu është pyetur nga gazetarët edhe për mosvotimin e Projek Kodit Civil, ku tha se deputetët e Kuvendit duhet t’i përfaqësojnë të gjithë qytetarët pavarësisht orientimit seksual.

“Në Kuvendin e Kosovës ka deputetë që janë te feve të ndryshme. Por duhet të përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht orientimit seksual. Nuk mund të kuptoj gjuhën e urrejtjes në Kuvendin e Kosovës, më vjen mirë që kreu i Kuvendit Konjufca ka pas një rol konstruktiv dhe emancipues….Ne nuk negociojmë për të drejtat e njeriut sepse janë të njohura”, u shpreh ndër të tjera ministrja Haxhiu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera