Lajme

Ministrja Haxhiu: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet, kriminelët të sjellen para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 26 November 2021

Ministrja e Drejësisë, Albulena Haxhiu, thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me krimin monstruoz në Deçan.

‘Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit.
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur.

Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet.
Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë!’, shkruan Haxhiu.

Të tjera