Lajme

Ministrja Haxhiu: Jemi duke punuar shumë për zotimet tona

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 30 January 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, dje së bashku me kabinetin kanë prezantuar të arriturat, sfidat dhe planet për vitin 2022 e më tej.

“Reforma e thellë në drejtësi përmes Vettingut dhe ndryshimit të pakos ligjore për sistemin prokurorial, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, krimet e kryera gjatë luftës dhe adresimi i dhunës në familje janë vetëm disa nga zotimet tona për të cilat po punojmë shumë”.

“Faleminderit kabinetit dhe zyrtarëve të Ministrisë për punën dhe angazhimin e madh!”, ka shkruar Haxhiu, në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera