Lajme

Ministrja Haxhiu: Fushata globale kundër dhunës në familje, të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 23 August 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me qëllim të koordinimit të aktiviteteve kundër dhunës në familje, sot ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Fcaebook”, ajo ka thënë se kanë theksuar që në përputhje me mandatin, fushata globale kundër dhunës në familje, të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë.

“Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve kundër dhunës në familje, sot, zhvilluam një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile. Në këtë takim, theksuam rëndësinë që në përputhje me mandatin, fushata globale kundër dhunës në familje, të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me akterët tjerë dhe organizatat e shoqërisë civile”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Po ashtu ajo shtoi se takime të tilla do të ketë edhe në ditët në vijim.

“Takime të tilla do të ketë edhe ditët në vijim si me institucionet, organizatat por edhe partnerët që mbështesin aktivitetet me qëllim të ndërgjegjësimit qytetarë ndaj këtij fenomeni”, tha ndër të tjera Haxhiu. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera