Lajme

Ministrja Haxhiu dhe Ademaj nga KGJK kritikojnë Odën e Avokatëve për mosbashkëpunim

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 26 September 2022

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka fajësuar Odën e Avokatëve për mosbashkëpunim, në veçanti në obligimet që dalin nga strategjia për sundimin e ligjit, teksa lavdëroi Këshillin Gjyqësor e atë Prokurorial duke thënë së “po bëjnë garë”, se kush po e zbaton më shumë strategjinë.

Këto komente ajo i bërë në aktivitetin për të përmbyllur javën e ndërmjetësimit në Kosovë, ku tha se takim me Odën e Avokatëve nuk kanë pasur që nga viti i kaluar pasi mungon vullneti nga Oda për një gjë të tillë.

“Oda e Avokateve është institucioni i vetëm me të cilin nuk po mundemi me gjet bashkëpunimin, fatkeqësisht”, u shpreh Haxhiu

-Advertisement-

Ajo shtoi se iu kanë shkruar disa herë në raport më rekomandimet që dalin nga strategjia për sundimin e ligjit por së të njëjtit nuk kanë vepruar dhe nuk kanë shprehur interes për bashkëpunim.

“E vetmja çështje që kanë adresuar që e kam pas vitin e kaluar, sepse nuk po mundem me as t’i pres në takim sepse nuk po shoh vullnet për ta përmirësuar gjendjen, ka qenë rritja e tarifave të angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare, kaq”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se duhet të ndodhin reforma edhe në Odën e Avokatëve në mënyre që të shihen këto ndryshme.

Në të njëjtën linjë me ministren Haxhiu ishte edhe zëvendës Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Qerim Ademaj, ku tha se as KGJK nuk po gjen një gjuhë të përbashkët me Odën, ku bëri edhe ftesë publike për bashkëpunim.

“Edhe ne si Këshill Gjyqësor më Oden e Avokateve nuk kemi mujtë më gjet një gjuhë të përbashkët për çështje shumë të thjeshta. Kemi arrit më lidhë një marrëveshje bashkëpunimi me u pajise me email zyrtarë që komunikimi të bëhet në mënyrë elektronike me gjyqtarë e që është një mënyrë e paraparë edhe me ligj, por nuk kemi pa gatishmëri”, theksoi Ademaj.

Ai tha se në organizimin për javën e ndërmjetësimit, të organizuar nga USAID, ku kishte përfaqësues nga Këshilli Prokurorial, Ministria e Drejtësisë dhe vetë ndërmjetësuesit do duhej të ishte edhe dikush nga Oda pasi sipas tij, janë avokatë ata që kanë kontaktin e parë më palët.

“Ne e dimë që avokati është personi i parë që pala është në kontakt më palët në kontest, kështu që ndoshta vullneti i avokateve për më i referu rastet në ndërmjetësim mungon e qe ne te ardhmen në një frymë bashkëpunimi nuk do duhej më mungu”, tha Ademaj.

Mungesën e Odës në atë organizim e theksoi edhe ndërmjetësuesi edhe avokati, Yll Zekaj, ku pyeti se pse nuk po gjendet një gjuhë e përbashkët mes Odës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Zekaj, ndër të tjera theksoi faktin se Ministria e Drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet e saj sa i përket profesionit të Ndërmjetësimit, pasi nuk është mbajtur asnjë trajnim më ndërmjetësues ashtu siç ishte paraparë nga Ministria.

Ministrja Haxhiu për këtë tha se janë duke punuar dhe se kanë ndarë buxhetin për trajnime, por se kur ka marrë drejtimin e kësaj ministrie kanë pasur shumë më shumë prioritet siç është Vettingu, Konfiskimi i paurisë, dhuna ndaj grave e të tjera.

Mungesën e trajnimeve e përmendi edhe Ademaj nga KGJK, ku tha se shumë marrëveshje të arritura përmes ndërmjetësimit nuk po mundën të marrin titullin ekzekutiv pasi nuk janë të përpiluara siç duhet dhe për këtë ai tha se nuk duhet të rrinë pasiv as gjyqtarët.

Reklama

Në mesin e shumë të tjerave, në këtë organizim për të shënuar javën e ndërmjetësimit, u theksua rëndësia e ndërmjetësimit dhe përparësitë e tij, si efikas, i shpejtë dhe pa kosto shumë të larta, raporton betimiperdrejtesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera