Lajme

Ministrja Haxhiu: Besojmë se u manipuluan provat dhe dëshmitë në rastin e Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 12 September 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministrja Haxhiu ka thënë se ka pasur shkelje në këtë rast.

“Incizimet e kamerave janë marrë para se ato t’i merrte policia. Pra nga data 5, viti 2016, kur ka ndodhur rasti. Është e çuditshme se si zyrtarët korrektues kanë marrë kamerat e sigurisë para organeve të ndjekjes Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të ish drejtorit të qendrës së paraburgimit. Kjo përbën shkelje për mbrojtjen e të dhënave”, deklaroi Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera