Ministrja Haxhiu bashkë me homologun e tij danez vizitojnë institucionin korrektues në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 21 December 2021
Ministrat e drejtësisë të të dyja vendeve së bashku me ekipet e tyre, sot patën një vizitë në ambientet e Institucionit Korrektues në Gjilan.
Në këtë vizitë ata u njoftuan me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së përgjithshme të institucionit si dhe shërbimet që ofrohen aty.
Po ashtu, delegacionet vizituan edhe ambientet e banimit duke përfshirë edhe dhomat e të paraburgosurve dhe të dënuarve ku u njoftuan nga afër me kushtet dhe standardet që ofron ky institucion.
Ministri i Drejtësisë i Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hakerup, falënderoi ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiun, për mikpritjen dhe mundësinë për të parë për së afërmi ambientet e burgut ku pritet të vendosen të dënuarit nga Mbretëria e Danimarkës, sipas pajtimit të të dy vendeve.
Kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të dy letër-qëllimeve; Njëri për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues si dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politik.
Ndërsa të hënën Republika e Kosovës dhe Republika e Danimarkës, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunimin politik.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe homologu i saj nga Danimarka, Flemming Moller Morteensen, Ministër i Bashkëpunimit Zhvillimor.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kjo marrëveshje hap rrugën për një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe në fushën e energjisë për dy shtetet.
Rizvanolli u shpreh se sektori i energjisë përballet me sfida të shumta dhe kriza e fundit energjetike ka treguar brishtësinë e sistemit energjetik në Kosovë. Ajo tha se kriza energjetike ka treguar se sa e rëndësishme është që të ketë siguri të furnizimit dhe të ketë diversifikim të prodhimit të energjisë elektrike
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...