Lajme

Ministrja Haxhiu: Aty ku Hajrizi dyshohet se vrau policin serb kanë pasur të ndërtohen minierat e litiumit

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 29 July 2024

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se nuk e di pse u ftua nga Prokuroria Speciale për postimin e saj në Facebook, në lidhje me përfshierjen e strukturave të pushtetit në Serbi në arratisjet që po ndodhin në burgjet e Kosovës. Por, Haxhiu pak pasi e kumtoi “çudinë” e saj, çuditi edhe më shumë.

Ajo ka ngritur një mal hipotesazh për arratisjen e Faton Hajrizit, duke e lidhur edhe me minierat e litiumit në serbi.

Përshembull për rastin e fundit, kur jemi këtu duhet të kemi parasyshë që rasti që ndodhi, ka ndodhur në prag të nënshkrimit të kontratave për litiumin. Vendi si me thënë ku dyshohet se ka ndodh vrasja e policit serb, është 9 km larg vendit ku planifikohen të ndërtohen minierat. Dhe për të kundërshtuar atë kontratë ka pasë paralajmërim për protesta nga ajo zonë. Në momentin kur ka ndodhë ky rast, ajo zonë ëshë rrethuar komplet. Rrjedhimisht ka pamundësuar që të ketë reagime qyetetare” – nisi shpjegimin e saj të padëgjuar publikisht Haxhiu, në emisionin “60 minuta” në KTV.

-Advertisement-

Duke vazhduar me pyetjet, “Pse bash atë ditë, pse në atë zonë, çka ka kërku Faton Hajrizi në atë pjesë?”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera