Lajme

Ministrja Haradinaj në Austri diskuton për përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 18 September 2020

Meliza Haradinaj – Stublla është takuar me eurodeputetin Lukas Mandl.

Me të ka folur në lidhje me përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Infokus.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë të Austrisë.

-Advertisement-

Kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla ka shprehur mirënjohje për eurodeputetin Mandl.

“Takova sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Eurodeputetin Lukas Mandl. Shpreha mirënjohjen më të thellë për angazhimin e tij, që ka qëndruar pranë̈ Kosovës në procese të rëndësishme për vendin.”, ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.

E në temëm që ishte për përmbylljen e dialogut, Haradinaj – Stublla tha u bisedua për njohje reciproke e me kufij ekzistues, shkruan Gazeta Infokus.

“Me z. Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”, është shprehur Ministrja Haradinaj.

Në këtë takim, shefja e diplomacisë ka theksuar gjithashtu nevojën e avancimit të raporteve Kosovë – Austri.

“Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë̈ e veçantë̈ mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri.”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, ministrja Haradinaj Stublla po qëndron për vizitë zyrtare në Austri ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të shtetit austriak./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera