Lajme

Ministrja Hajdari thotë se numri i ankesave të konsumatorëve, është rritur në 300%

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 29 March 2022

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se gjatë vitit 2021 numri i ankesave të konsumatorëve ka arritur në 200 ose 300 për qind më shumë se viti paraprak.

Derisa theksoi se gjatë vitit të kaluar niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.

Ministrja Hajdari tha po ashtu se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.

-Advertisement-

Ajo ka njoftuar anëtarët e komisionit për projektligjet e miratuara nga kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.

Po ashtu ajo ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit 2021/KP.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera